image A do të vazhdojnë të jenë shkollat e hapura në Kosovë, flet Armend Zemaj

Shëndetësi

A do të vazhdojnë të jenë shkollat e hapura në Kosovë, flet Armend Zemaj

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se situata është e njëjtë si në shtetet e rajonit, por sistemi shëndetësor i Kosovës është i ndryshëm dhe kapacitetet spitalore nuk janë në situatën më të mirë.

Zemaj është shprehur se për të mos pasur situatë të jashtëzakonshme me të infektuar edhe me të hospitalizuar, kërkohet zbatim strikt i masave dhe veprime urgjente dhe masa më të ashpra.

Kurse, pas shtimit të rasteve ditëve të fundit në Kosovë, Zemaj tha se shkollat e mesme dhe fillore do të vazhdojnë të jenë të hapura, kurse universitetet do të vazhdojnë mësimin në formë online.

“Në tërë këtë situatë, shkollat fillore dhe të mesme do të jenë të hapura por me mbikëqyrje si deri më tani, ndërsa universitetet vazhdojnë me ligjërata online”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Tutje, ministri Zemaj u shpreh se masat janë adresuar për miratim në Qeveri dhe Kabineti qeveritar pritet të votoi për to.

/Gazeta Sinjali/