image A do të paguhet me rritje fatura e rrymës për muajin janar?

Sociale

A do të paguhet me rritje fatura e rrymës për muajin janar?

news image

Edhe nëse miratohen tarifat e reja të energjisë elektrike, fatura e muajit janar nuk do të ndikohet nga shtrenjtimi i rrymës, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala.

“Jo, janari është në tarifa të vjetra”, tha ai.

Në rast se Zyra e Rregullatorit të Energjisë miraton tarifat e reja më 29 janar, nga 1 shkurti, ata që shpenzojnë mbi 600kWh energji elektrike do të paguajnë me rritje faturat e rrymës.

Vendimi i ZRrE-së varet nga komentet e Qeverisë, të cilat duhet të dorëzohen brenda tetë ditësh.

Sipas raportit të ZRRE-së, palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre për qëndrimin e ZRrE-së mund ta bëjnë këtë vetëm deri më 28 janar, në orën 18:00.

Nëse miratohet raporti i kësaj zyreje, rryma do të shtrenjtohet nga 1 shkurti i vitit 2022 deri më 31 mars të vitit 2023./GazetaSinjali/