image A do të lejohen partitë politike që mbajnë tubime në “Fadil Vokrri”?

Kosovë

Zgjedhje/ A do të lejohen partitë politike që mbajnë tubime në “Fadil Vokrri”?

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka sqaruar se asnjë parti politike nuk do të lejohet të mbajë tubime parazgjedhore në stadiumin e qytetit të Prishtinës “Fadil Vokrri”.

Ai ka thënë se asnjë parti politike nuk ka bërë kërkesë të tillë, por edhe nëse bëhet një kërkesë e tillë, sipas tij do të refuzohet për shkak se mund të dëmtohet bari para ndeshjeve të Kosovës.

“Sot e dje, më kanë pyetur gazetarë për kërkesat e disa subjekteve politike për të mbajtur tubime parazgjedhore në Stadiumin e Qytetit Fadil Vokrri. Siç ju kam thënë gazetarëve, po e shkruaj edhe këtu. Nuk kemi marr kërkesa të tilla direkt, por asnjë tubim nuk do të lejohet në stadiumin e qytetit”.

“Çfarëdo tubimi do të dëmtonte barin, dhe kjo është e papranueshme para lojëve të Kosovës e Prishtinës. Prishtina ka hapësira për tubime, nuk ka nevojë që të dëmtohet stadium”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.