image A do të ketë shi, mësoni për parashikimin e motit

Kosovë

A do të ketë shi, mësoni për parashikimin e motit

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.
Shtypja atmosferik do të shënoj ngritje graduale ndërsa do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-9m/s.
Gjatë javës në vijim, nga dita e martë, një valë e të nxehtit nga Afrika veriore do të shtrihet mbi rajon që do të favorizojë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell, sipas Prishtina Weather./Sinjali/