image A do të ketë përsëri oferta për koalicion LDK-VV? – përgjigja e Konjufcës

Kosovë

Zgjedhje/ A do të ketë përsëri oferta për koalicion LDK-VV? – përgjigja e Konjufcës

news image

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se subjekti politik që ai përfaqëson nuk do të bëjë përpjekje gjatë mbrëmjes së sotme për koalicion mes LDK-në.

Ai ka thënë se mundësitë për koalicion janë vetëm nëse LDK bën një përpjekje tjetër.

“Unë mendoj se përveç nëse kemi ndonjë përpjekje të fundit e cila vije nga LDK-ja, nga Vetëvendosja i kemi bërë të gjitha çfarë është e mundur. Është LDK ajo që nuk lëvizi”, ka deklaruar Konjufca.

Më tutje ai ka thënë se Albin Kurti ka hequr dorë nga pozita që ai të bëhej patjetër kryeministër. Ka thënë se këtë ia la në dorë qytetarëve, por që LDK nuk pranoi.

“I kemi pasur dy pozicione Vjosa Osmani, kryeministre dhe Albin Kurti kryeministër. Unë po them që Albin Kurti ka hequr dorë nga ai pozicion, por LDK nuk ka hequr dorë”, ka deklaruar ai.

VV i ka bërë gjatë ditës së sotme ofertë për koalicion LDK-së, duke propozuar që cilido nga kandidatët që fiton më shumë vota do të bëhej kryeministër i qeverisë së ardhshme. LDK ka refuzuar këtë ofertë për shkak se sipas tyre po krijon garë mes LDK-së dhe VV-së./Sinjali/