image A do të ketë ndryshime të motit në ditët e ardhshme?

Sociale

A do të ketë ndryshime të motit në ditët e ardhshme?

news image

Në ditën e fundit të muajit qershor pritet të ketë mot stabil, kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Siç bëhet e ditur nga institutet meteorologjike, paraditen e së martës do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave, mirëpo vala e të nxehtit afrikan do të vazhdojë të shtrihet mbi rajon dhe do të rrisë temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.

Ndërsa, nga dita e premte dhe parashihet të ketë mot me kushte për rrebeshe me bubullima, e nga e shtuna edhe rënie të temperaturave.

“30.06.2020 – Mbetët nxehtë dhe kryesisht me diell. Paradite do të ketë vranësira kalimtare. Temperaturat në vise të ulëta 16C deri 31C, e në vise malore 13C deri 23C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-10m/s. Indeksi UV: 11. 1.07.2020 – Nxehtë, kryesisht me diell. Përreth viseve malore ditën priten zhvillime të vranësirave lokale. Temperaturat në vise të ulëta 15C deri 34C, e vise malore 13C deri 25C. Do të fryj erë e lehtë nga jugperëndimi 2-6m/s. Indeksi UV: 11”, thuhet në njoftim të Prishtina Weather./Gazeta Sinjali/