image A do të ketë ndeshje të tretë Wilder – Fury? – promotori konfirmon bisedimet

Sporte Luftarake

Sport/ A do të ketë ndeshje të tretë Wilder – Fury? – promotori konfirmon bisedimet

news image

Lufta mes Deontay Wilder dhe Tyson Furyt duket se nuk ka përfunduar ditën e djeshme. Tashmë bokseri amerikan po mendon për një ndeshje të tretë mes dy bokserëve.

Promotori britanik, Frank Warren, ka konfirmuar se Wilder po planifikon të aktivizojë klauzolën për meçin e tretë.

Wilder humbi titullin WBC në peshën e rëndë në boks, duke pësuar të shtunën mbrëma në Las Vegas me nokaut teknik në raundin e shtatë. Kjo kishte qenë përballja e dytë mes tyre, pasi ajo e para kishte përfunduar me barazim.

“Shelly Finkel më ka telefonuar menjëherë në mëngjes dhe më ka thënë se me gjasë të madhe do të aktivizohet klauzola për rimeç të menjëhershëm”, ka thënë promotori britanik i Furyt, Frank Warren./Gazeta Sinjali/