image A do të ketë ndërprerje të rrymës për Vitin e Ri, KEDS jep informacione

Kosovë

A do të ketë ndërprerje të rrymës për Vitin e Ri, KEDS jep informacione

news image

KEDS ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për furnizim me energji elektrike gjatë festave të fundvitit, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka njoftuar se kjo kompani është përgatitur për furnizim stabil me energji elektrike, por iu bën thirrje të gjithë konsumatorëve që mos ta shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje pasi që në disa zona ka ngarkesë enorme.

“KEDS-i ka bërë përgatitjen e rrjetit dhe sigurisht që së bashku me KESCO është e përgatitur që ketë furnizim stabil me energji elektrike gjatë festave të fundvitit, ndërsa qytetarët duhet t’i përmbahen thirrjeve tona për kursim, sidomos të ngrohjes me energji elektrike dhe ta evitojnë këtë aty ku ka mundësi në mënyrë që të na e lehtësojnë edhe neve barrën pasi që bëhet fjalë për furnizim me energji elektrike dhe jo për furnizim me ngrohje”, tha Buzhala për Kosovapress.

Po ashtu, Buzhala bëri të ditur se gjatë këtij viti, KEDS pati rënie të të hyrave financiare gjatë vitit 2020 si pasojë e COVID-19.

Ai njoftoi se rënia e të hyrave në këtë kompani llogaritet të jetë rreth 20 milionë euro, kurse të hyrat vjetore llogaritet të jenë 250 milionë euro.

“Pandemia llogaritet që do ta tkurrë ekonominë e Kosovës rreth 7 përqind, sigurisht që për aq edhe ka ndikuar edhe në të hyrat tona. Kështu që ka pas ndikim pasi që tkurrje e ekonomisë është tkurrje e të gjitha aktiviteteve. Për këtë ka ndikuar situata pandemike, ishte situatë e rëndë, mirëpo me kalimin e muajve gjithçka është stabilizuar dhe sot jemi në rrugë të mbarë dhe më të lehtësuar sesa në muajt e parë të pandemisë. Pra, gjithçka po ecën sipas dinamikës së paraparë”, thekson Buzhala./Gazeta Sinjali/