Deputetja më e votuar në Kuvendin e Kosovë nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, është shprehur e pa interesuar për tu futur në garë për kryetare të LDK-së, në Kuvendin e sotëm zgjedhor.
Osmani, ka thënë se angazhimi i saj në këtë Kuvend zgjedhor do të jetë në aspektin e unifikimit mes anëtarëve të partisë.
“Une besoj që qëndrimi im është i qartë, të gjitha përpjekjet e mia do të jenë vetëm në drejtim të bashkimit dhe unifikimi”, tha Osmani.
Ajo, pret që për kryetar të LDK-së të ketë edhe emra tjerë, përveç atij që mund të jetë propozuar nga kryesia si kandidat konsensual.
“Kryesia ka të drejtë që të propozojë kandidatë, megjithatë statuti lejon që të prezantohen edhe kandidatura të tjera”, ka deklaruar ajo.\Sinjali|