Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka folur për kandidimin e mundshëm të Fatmir Sejdiut për postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se Sejdiu, mund të jetë kandidat për deputet të Kosovës nëse propozohet nga dega e LDK-së ku ai bën pjesë.
Mustafa ka thënë se krejt kjo çështje varët nga Sejdiu nëse ai do të kandidojë apo dëshiron ta ruaj prestigjin e tij.
“Po tani ne kemi autorizuar degët që t’i propozojë kandidatët. Sejdiu i takon nëndegës së dytë të Prishtinës dhe nëse në bashkëpunim me Sejdiun mund të propozohet nga nëndega për shkak se nuk propozohet pa qenë i vetëdijshëm ai”, ka deklaruar Mustafa në Rubikon të KTV.
“Deri tash nuk i kemi bërë ofertë askujt, por ai ka pasur pozitë të rëndësishëm ka qenë president I vendit dhe takon atij se çfarë do të vendose. Nëse do të futet në garë për deputet apo do ta ruaj prestigjin e tij”, ka përfunduar Mustafa./Sinjali/