Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka mohuar e as nuk e ka pohuar nëse Fatmir Sejdiu dhe Ilir Deda do të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga LDK.
Ai në T7 është pyetur fillimisht për Ilir Dedën, nëse ai do të jetë pjesë e listës zgjedhore nga LDK.
“Nuk kam marrë pjesë në ato takime [kur është diskutuar për Dedën v.j]. Në takimet e brendshme të LDK-së dhe dje kemi filluar të bisedojmë se sa kandidatë për deputetë do t’i kemi”, ka deklaruar ai.
Abrashi nuk ka qenë i informuar as për rastin e Fatmir Sejdiut. Ai ka thënë se varësisht prej dëshirës së Sedjiut për të kandiduar mund të futet në listën e kandidatëve për deputet nga LDK.
“Nuk është në përgjegjësi time të ta them. Por nuk e di nëse do të jetë pjesë e listave për shkak se fillimisht duhet të konfirmohet vetë interesimi i Fatmir Sejdiut”, ka deklaruar Abrashi.