image A do të hetohen policët që lejuan gjuajtjen me armë zjarri?

Drejtësi

Flet IPK-ja/ A do të hetohen policët që lejuan gjuajtjen me armë zjarri?

news image

Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar për Sinjalin se hetuesit kanë filluar t’i analizojnë videot e ngjarjes ku u gjuajt me armë zjarri, në praninë e policisë. Këto video janë publikuar në Gazetën Sinjali dhe pas këtij raportimi Prokuroria e Pejës ka hapur rast për hetim.

Katër ditë pas publikimit të pamjeve ku u gjuajt me armë zjarri para syve të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës, po analizon pamjet për të parë nëse do të niset hetim ndaj policëve.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj janë në proces të analizimit të videos që është publikuar në medie dhe varësisht nga të gjeturat do të ndërmerren edhe veprime të tjera në koordinim edhe me prokurorinë kompetente ( të cilët tashmë kanë hapur një rast për këtë ngjarje)”, tha IPK-ja për Sinjalin.

Ndryshe, Prokuroria e Pejës, ka autorizuar policinë që t’i ndërmarrë të gjitha hetimet e nevojshme për identifikimin e kryrësve të mundshëm të veprës penale ” Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, vepër kjo që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, mund të dënohet prej një deri në tetë vite burgim.

Në këtë ngjarje të pranishëm ishin edhe kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, bashkë me vëllain Dautin.

/Sinjali/