Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm nuk do të vendosin për kandidatin për kryeministër.
Ai tha se në këtë mbledhje nuk do të diskutohet as mundësia e ndonjë koalicioni parazgjedhor apo paszgjedhor.
“Nuk do të diskutohet nëse do të ketë koalicion parazgjedhor ose paszgjedhor”, ka thënë Mustafa
Në këtë mbledhje pritet të formohet Kryesia e re e kësaj partie. /Sinjali