image A po del AAK-ja nga koaliconi, flet Ramush Haradinaj

Politikë

A po del AAK-ja nga koaliconi, flet Ramush Haradinaj

news image

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një prononcim për media pas takimit që pati me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën ka folur për mundësinë e prishjes së koalicionit qeverisës.

Haradinaj ka thënë se besojnë që do të gjejnë një zgjidhje që mos ta prishin koalicionin.

“Nuk jemi në këtë klimë, të hyrjes apo daljes nga koalicioni. Unë besoj se do ta gjejmë një zgjidhje të duhur së bashku”, u shpreh Haradinaj.

Ndërkaq për takimin e sotëm, ai tha se tema ishte për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike që do të votohet në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Takimi i sotëm ishte për çështje ekonomike siç është Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Nuk kemi ndonjë rezultat të caktuar për ndonjë nga temat, por shpresoj që sa më shpejtë të votohet buxheti dhe ky Projektligj pasi gjendja ekonomike është e rëndë në Kosovë”, tha Haradinaj.

/Gazeta Sinjali/