Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit që kishte me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur nëse do të votohej ky i fundit për president nga partia e tij.
Ai tha se nuk mund të thotë asgjë për këtë çështje për momentin.
“Tani nuk mund të them asgjë për Haradinanj dhe asnjë kandidat tjetër, nuk kemi marrëveshje të tillë, tash nuk kemi asnjë obligim ndaj askujt që ta bëjmë president dhe të kërkojmë vota, dhe nëse vie koha që të zgjasë koalicioni për zgjedhjen e presidentit, unë do të marrë mundin që ajo të bëhet por nuk kam asnjë kërkesë për të detyruar deputetët për të votuar dikë për president”, u shpreh Mustafa.
“Nuk mendoj që duhet të flasim për presidentin pasi tani është në zyre Thaçi, por kur është koha do të ulemi dhe do të gjejmë një zgjidhje që do të pajtohen të gjithë pasi nuk është personale, nëse jo, atëherë do të shkojmë në zgjedhje për ta zgjedhur presidentin siç duhet”, theksoi ai.
Ndërkaq, kryetari I LDK-së foli edhe për takimin që u zhvillua dje mes kreut të AAK-së dhe PDK-së së bashku me presidentin Thaçi.
“Me sa kam parë unë, takimi ka qenë në restorant, mund të iu them që në asnjë rast Haradinaj nuk e ka shtruar si kusht punën e presidentit për vazhdimin e koalicionit”
Tutje, Mustafa tha se për takimin e sotëm me Haradinajn, kanë diskutuar për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike që sipas tij duhet të votohet sa më shpejtë dhe kalojë në Kuvendin e Kosovës. /Gazeta Sinjali/