image A do ndryshojnë masat antiCOVID, tregon ministri Zemaj

Kosovë

A do ndryshojnë masat antiCOVID, tregon ministri Zemaj

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se asnjë vendim i Ministrisë së Shëndetësisë nuk merret pa koordinim të plotë me të gjitha institucionet që janë të involvuara në zbatimin e Ligjit për Pandeminë, shkruan Gazeta Sinjali.

Zemaj ka thënë se autoriteti i vetëm që interpreton masat antiCOVID është Ministria e Shëndetësisë.

Ai ka shtuar se çdo vendim tjetër i lëshuar nga ndonjë institucion tjetër, si leje për veprim është i pavlefshëm dhe se policia dhe inspektoratet duhet të veprojnë menjëherë.

Asnjë masë dhe asnjë vendim, Ministri i Shëndetësisë nuk e merr pa koordinim të plotë me të gjitha institucionet që janë të involvuara në zbatueshmërnë e Ligjit për pandeminë. Çdo masë apo vendim është i kotë nëse nuk ka mbikëqyrje rigoroze të zbatimit të masave. Në Republikën e Kosovës, autoriteti i vetëm që interpreton masat anti Covid është Ministria e Shëndetësisë, çdo vendim tjetër i lëshuar nga ndonjë institucion tjetër, si leje për veprim është i pavlefshëm dhe policia dhe inspektoratet duhet të veprojnë menjëherë. Tashmë, kur kemi edhe ardhjen e diasporës dhe mundësinë e grumbullimit të qytetarëve, lusim të gjithë qytetarët për respektim rigoroz të masave. Bashkë ia dalim!”, ka shkruar Zemaj./Gazeta Sinjali/