image A dështoi Ministria e Arsimit në testin e maturës shtetërore/ Dëshmi se telefonat u përdorën sot

Arsim

A dështoi Ministria e Arsimit në testin e maturës shtetërore/ Dëshmi se telefonat u përdorën sot

news image

Ndonëse janë paralajmëruar masa të rrepta dhe ndëshkime, një gjë e tillë nuk i ka ndalur maturantët që të kopjojnë në Testin e Maturës Shtetërore që po mbahet sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Dukagjin Pupovci, në një konferencë për media dje, pati deklaruar se këtë vit do të ndalohet marrja e telefonit me vete në sallën e testimit.

Madje sipas tij nxënësit që kanë telefon me vete do të largohen nga provimi edhe nëse s’e kanë përdorur atë.

Mirëpo një gjë e tillë siç duket nuk është përfillur as nga nxënësit, e as nga monitoruesit e qendrave të testimit.

Gazeta Sinjali ka siguruar disa fotografi ku shihet se nxënësit e shkollave të mesme kanë hapur grup në viber që të kopjojnë në testin e maturës.

Personat që kanë hapur grupin fillimisht e kishin emëruar atë me emrin “Testi i Mautrës”, për të ja ndërruar më pas gjatë ditës së sotme në “Marakli të Pareve”.

Në bisedën që ka siguruar Sinjali admini i grupit ka njoftuar anëtarët e tjerë të grupit se ministria është duke i përcjellë bisedat e tyre.

Tutje ai ju ka bërë thirrje që të anëtarësoheni në grupin tjetër, linku i të cilit e kishin vendosur në një faqe Facebook-u.

Ju ftojmë të bëheni anëtar n’grup në Facebook, linkun e keni pin. Ju personat që na keni lajmëruar në institucione, flaka ju dalt”, ka shkruar admini i këtij grupi.

Ndërkaq, në bisedat e bëra gjatë ditës së sotme mes anëtarëve të këtij grupi, emrin e të cilit e kanë ndryshuar, shihet se si janë dërguar fotografi të përgjigjjeve të testit të maturës.

Madje disa nxënës në këtë bisedë pohojnë se i kanë zënë me telefon gjatë testimit.

Mu m’xunen me telefon”, ka shkruar njëra nga anëtarët e këtij grupi.

Një formë e tillë e kopjimit përmes telefonave e grupeve të ndryshme në rrjete sociale tash e sa vite është bërë e zakonshme në vendin tonë./Gazeta Sinjali/