image Reshje të borës në viset malore, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosovë

Reshje të borës në viset malore, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

news image

Mot kryesisht me vranësira parashihet për ditët e fundit të nëntorit, dhe përgjatë ditëve të para të dhjetorit, derisa në aspektin termik paksa më ftohtë, sidomos ditën e martë kur minimalet mund të zbresin edhe në vlera negative.

Ditëve të para të javës nuk parashihen mundësi për të reshura, e nga dita e mërkurë kohë pas kohe do të ketë reshje të dobëta lokale shiu, ndërsa reshje bore me gjasë paraqiten vetëm në vise malore.

28.11 – Kryesisht vranët. Ditën aty këtu do ketë edhe intervale të shkurta me diell.

29.11 – Ngrica në mëngjes dhe mjegull në ultësira. Fillimisht do të ketë vransira, e ditën intervale me diell.

30.11 – Kryesisht vranët. Nga mesdita mundësi për reshje lokale shiu.

1.12 – Kryesisht vranët, me riga lokale shiu paradite dhe vonë në mbrëmje.

2.12 – Kryesisht vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu orëve të hershme të mëngjesit.

Temperaturat pas një rënie në fillim të javës, më pas rriten më afër vlerave mesatare. Minimalet pritet të zbresin edhe deri në -3C të martën, e në pjesën e dytë të javës rriten deri në 3C. Maksimalet nga 5C, rriten deri në 7C e 9C të martën e premten.

Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-7m/s.

Shtypja atmosferike me një tendencë të rënies graduale përreth vlerave normale.

/GazetaSinjali/