image COVID-19 mund t'i infektojë qelizat e veshit të brendshëm

Shëndetësi

COVID-19 mund t’i infektojë qelizat e veshit të brendshëm

news image

Sipas disa studiuesve, një infeksion i veshit të brendshëm mund të jetë një shkak i rëndësishëm i problemeve të lidhura me COVID-19 me dëgjimin dhe ekuilibrin.

Në një studim të ri të botuar muajin e kaluar në revistën Nature Communication Medicine, autorët e këtij studimi shkruan se kanë ekzaminuar indin e veshit të brendshëm të njeriut, modelet qelizore in vitro të veshit të brendshëm të njeriut dhe indin e veshit të brendshëm të një miu për të arritur në përfundimet e tyre, raporton Fox News, përcjell Gazeta Sinjali.

Duke vëzhguar 10 pacientë me COVID-19 dhe me simptoma të lidhura me veshin si humbja e dëgjimit dhe mosfunksionalizimi vestibular, studiuesit konstatuan se gjetën një model të infeksionit të veshit të brendshëm në përputhje me simptomat, pas zhvillimit të disa prej modeleve të para qelizore njerëzore të sëmundjes infektive të veshit.

Ky grup studiuesish zbuloi se qelizat e veshit të brendshëm të njeriut dhe të miut kanë makinerinë molekulare për të lejuar hyrjen e SARS-CoV-2.

Konstantina Stankoviq, një ish profesoreshë e asociuar e Shkollës Mjekësore të Harvardit dhe ish-shefe e Otologjisë në Masaçusets Eye and Ear, tha se virusi mund të hyjë në hapësirën e trurit dhe të infektojë nervat kraniale, duke e përfshirë edhe atë që lidhet me veshin e brendshëm.

Megjithatë, përqindja e përgjithshme e pacientëve me COVID-19 me probleme të lidhura me veshin është e panjohur./Gazeta Sinjali/