image 996 stenta janë vendosur te pacientët për gjashtë muaj në QKUK

Shëndetësi

996 stenta janë vendosur te pacientët për gjashtë muaj në QKUK

news image

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se kardiologët invazivë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë vendosur 996 stenta te pacientët gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2021, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e këtij shërbimi bëhet e ditur se në sallat e Kardiologjisë Invazive, brenda 6 muajve janë kryer edhe 1 mijë e 736 procedura të koronarografisë.

“Në mesin e shumë procedurave tjera kardiologjike, mjekët kardiologë invazivë kanë ofruar edhe 303 shërbime të ekoradiografisë dhe kanë realizuar edhe 4 Ekokardiografi Transezofageale”, thuhet tutje nga ShSKUK.

Po ashtu, ShSKUK njofton se pas qetësimit të situatës me COVID-19, në Klinikën e Kardiologjisë Invazive po kryhen edhe rastet e planifikuara të koronarografive dhe stentimeve./GazetaSinjali/