image 99% të pacientëve në Klinikën e Pulmologjisë janë të pavaksinuar, 5 në gjendje të rëndë

Shëndetësi

99% të pacientëve në Klinikën e Pulmologjisë janë të pavaksinuar, 5 në gjendje të rëndë

news image

Klinika e Pulmologjisë është e mbushur me pacientë të cilët janë duke u trajtuar pas infektimit me Covid-19, ku 99 për qind e tyre janë të pavaksinuar.

Pulmologu, Flamur Marku, tha se në Pulmologji janë 88 pacientë me Covid-19, ku 5 prej tyre në gjendje të rëndë dhe 69 në oksigjenoterapi.

“Në Pulmologji janë duke u trajtuar 88 pacientë. Ka qenë vetëm një vend i lirë ku gjatë ditës është bërë një pranim tjetër, 5 prej pacientëve janë në gjendje më të rënduar. Kemi 69 pacientë të cilët janë më oksigjen të vazhdueshëm dhe sipas nevojës kapacitet për oksigjen janë për të gjithë pacientët”, tha Marku.

Sipas, Markut pacientët me Covid-19 janë të shtrirë edhe në mjekësinë sportive. Ai shtoi se në klinikë ka mjaftueshëm pajisje medicinave, ilaçe dhe material shpenzues.

“Menaxhimi i pacientëve të cilët janë shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë është në mënyrën më të mirë të mundshëm me ato kapacitete që kemi. Pothuajse janë mbushur të gjitha vendet por tani pacientët me Covid pozitiv po trajtohen edhe në klinika të tjera kështu që është mjekësia sportive dhe besoj që edhe disa ditë do t’ia dalim por duke parë kërkesën e madhe për hospitalizim unë kam frikë se do të kemi shumë problem për vende. Pajisje medicinale ka mjaftueshëm, ilaçe dhe material shpenzues”, shtoi Marku.

Pulmologu Marku theksoi se mushkëritë pas vaksinës janë më të mbrojtura.

Megjithatë, sipas tij 99% të pacientëve në klinikën e Pulmologjisë janë të pavaksinuar dhe në gjendje të rëndë.

“Mushkëritë pas vaksinës janë më të mbrojtura në momentin kur shkaktohet pneumonia vërehen ndryshime në rengen. Mund të vërehet mushkëri e cila është e prekur nga pneumonia kallja e mushkërive apo nuk është e prekur. 99% të pacientëve që i kemi janë të pavaksinuar dhe në gjendje të rëndë kurse pacientët që janë të vaksinuar gjithmonë e kalojnë një formë me të lehtë të infeksionit dhe shumë rrallë bëhet nevoja për hospitalizim. Vaksina të mbron prej komplikimeve por nuk ndikon në shërimin e mushkërive mirëpo në momentin kur ka pneumoni qoftë ajo bakteriale tretmani bëhet me ilaçe të caktuara me antibiotik sipas nevojë. Kurse vaksina nuk shëron mushkëritë por të mbron që të mos infektohen mushkëritë”. /Gazeta Sinjali/