image 93 për qind e të hospitalizuarve janë të pavaksinuar

Shëndetësi

93 për qind e të hospitalizuarve janë të pavaksinuar

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka njoftuar se nga 1 mijë e 200 persona që janë të konfirmuar me COVID-19 dhe janë të hospitalizuar, 93 për qind e tyre janë pacientë që s’janë vaksinuar kundër virusit.

“Shkalla mesatare e pozitivitetit këtë javë ka qenë 13.63 përqind. Nga 1200 të hospitalizuar rreth 91 përqind kanë qenë të konfirmuar me Covid 19. Për atyre që janë hospitalizuar këtë javë, 93 përqind e pacientëve kanë qenë të pavaksinuar.”

“Nga numri total i 170 të vdekurve këtë javë 149 persona të vdekur këtë javë kanë qenë të pavaksinuar”, u shpreh Vitia.

/Gazeta Sinjali/