image 90 vjeçarja që e mori vaksinën anti-COVID të “Pfizer/Biontech” merr edhe dozën e dytë

Botë

90 vjeçarja që e mori vaksinën anti-COVID të “Pfizer/Biontech” merr edhe dozën e dytë

news image

Margaret Keenan, personi i parë që ka marrë vaksinën anti-COVID të Pfizer/BioNTECh jashta provave, ka marrë sot edhe dozën e dytë të kësaj vaksine.

Spitali Universitar i Coventryt ka konfirmuar se 90-vjeçarja e ka marrë dozën e dytë, 21 ditë pasi e mori të parën.

Ne jemi të lumtur të mirëpresim Margaret Keenanin në Spitalin Universitar të Coventryt sot, e cila sigurt ka pranuar edhe dozën e dytë të vaksinës. Ajo ishte bërë personi i parë në botë që mori vaksinën e Pfizerit pas aprovimit klinik”, ka thënë profesori Andy Hardy, raporton BBC, përcjell Gazeta Sinjali.

Mësohet se William Shakespeare, personi i dytë që mori vaksinën anti-COVID të Pfizer/BioNTech, nuk ka marrë dozën e dytë./Gazeta Sinjali/