image 90-vjeçari ia falë tokën Komunës së Skënderajt, për ta shtruar një rrugë

Sociale

90-vjeçari ia falë tokën Komunës së Skënderajt, për ta shtruar një rrugë

news image

Tahir Halim Qitaku, nga fshati Qitak, ia ka dorëzuar sot pronën e tij Komunës së Skënderajt, për ndërtimin e një rruge publike në fshatin e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu u bë e ditur në një njoftim të kësaj komune, në faqen zyrtare në Facebook.

Në deklaratën e tij, 90-vjeçari ka thënë se këtë veprim po e bën me qëllim të përmbushjes së interesit publik, asfaltimit të rrugës dhe nuk ka kërkuar asnjë kompensim nga Komuna.

Nënkryetari i komunës, Nuredin Lushtaku, e ka falënderuar Qitakun për kontributin e tij,të dhënë në dobi të qytetarëve të komunës sonë, duke shtuar se vendimi i tij është shembull për të tjerët./Gazeta Sinjali/