Ekipet e autorizuara të KEDS-it vazhdimisht bëjnë inspektime të rrjetit dhe të konsumatorëve të dyshimtë për detektimin e keqpërdorimeve të mundshme.
Rreth 90 punëtorë të KEDS-it janë të angazhuar në baza ditore për kontrolle në tërë territorin e Kosovës, duke kryer rreth 400 inspektime, prej të cilave mesatarisht 30 sosh identifikohen si keqpërdorime. Pavarësisht sfidave të mundshme gjatë kontrolleve, ekipet e të gjitha hallkave drejtuese të KEDS-it janë të përkushtuara në luftimin e kësaj dukurie për të mirën e gjithmbarshme.
Zvogëlimi i humbjeve në rrjet është bashkë dyzim i investimeve të vazhdueshme në rrjet dhe IT, si dhe menaxhimi i duhur i terrenit.
Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.