Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka njoftuar në rrjetin social Twitter se sot ka zhvilluar një telefonatë 90-minutëshe me presidentin rus, Vladimir Putin.
Scholz, gjatë bisedës telefonike ka kërkuar nga Putini, që të tërheqë trupat nga Ukraina dhe t’ia njoh asaj sovranitetin dhe integritetin territorial.
“Telefonatë 90-minutëshe me Putinin: Rusia duhet të tërheqë trupat e saj nga Ukraina dhe ta njoh sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, ka shkruar kancelari gjerman.
Ai ka shtuar se një zgjidhje diplomatike duket vështirë e arritshme.