Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetë (90) aktakuza, kundër njëqindedy (102) personave, raporton gazeta Sinjali.
Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetë (8) personave dhe dy (2) kërkesa për paraqitje në stacion policor, ndaj dy (2) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe dy (2) kërkesa për paraqitje në stacionin policor, për dy (2) persona. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza, kundër tridhjetë (30) personave, raporton gazeta Sinjali.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona sipas fletë arrestit të shtetit të Greqisë dhe të Gjermanisë. Gjithashtu, kjo Prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, të kërkuar përmes INTERPOL-it, nga autoritetet e Austrisë dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër njëzet (20) personave.
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjithsej shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, raporton gazeta Sinjali.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjithsej shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave./Sinjali/