9 persona kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa janë konfirmuar 412 raste të reja në 24 orët e fundit në Serbi.
Shifra totale e të infektuarve në Serbi ka shkuar në 22 mijë e 443 raste, ndërsa numri i të testuarve është 591 mijë e 350 mostra.
Numri i të vdekurve në Serbi ka shkuar në 508.
Të hospitalizuar janë 4649 persona, ndërsa në respiratorë janë 185 pacientë. /Gazeta Sinjali/