image 9 të vdekur e 509 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë Veriore

Rajon

9 të vdekur e 509 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë Veriore

news image

Nëntë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore në 24 orët e fundit, ndërsa janë shënuar edhe 509 raste të reja të infeksionit me koronavirus.

509 raste të reja janë nga testimi i 2813 mostrave.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë Veriore janë infektuar 99.917 persona me koronavirus, 3085 prej tyre kanë vdekur.

Ndërkohë, janë shëruar 90.096 ndërsa 6736 raste janë aktive. /Gazeta Sinjali/