image 8 raste të reja me koronavirus në Dragash, 5 prej tyre punëtorë shëndetësorë

Shëndetësi

8 raste të reja me koronavirus në Dragash, 5 prej tyre punëtorë shëndetësorë

news image

Sonte në Kosovë janë konfirmuar 83 pozitive me COVID-19, prej tyre tetë janë nga Komuna e Dragashit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i komunës, Shaban Shabani ka bërë të ditur se pesë prej të infektuarve që u konfirmuan sonte janë punëtorë shëndetësorë.

“Të gjitha rastet që u konfirmuan sonte janë raste kontakti. Mostrat e tyre janë marrë para dy ditëve. Pesë prej tyre janë punëtorë shëndetësorë. Shtabi emergjent ka marrë të gjitha masat që të vetizolohet i gjithë stafi i personelit shëndetësor. Në ndërkohë është duke u bërë identifikimi i kontakteve të këtyre rasteve”, ka thënë Shabani për Rtv Dukagjini.

Kujtojmë se, që nga fillimi i pandemisë deri sot në Komunën e Dragashit janë regjistruar 12 raste pozitive me koronavirus, prej tyre një i shëruar, një i vdekur dhe dhjetë raste aktive./Gazeta Sinjali/