Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar vetëm nëntë raste të reja të infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë këtij intervali kohor nuk ka vdekur asnjë i infektuar.
Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 14 pacientë të prekur me koronavirus.
Kësisoj, numri i rasteve aktive është 179.
Në 24 orët e fundit janë testuar 1,694 persona. /Gazeta Sinjali/