Një person është arrestuar pasi dyshohet se nuk e ka dërguar mallin te një kompani e cila pretendon se ia ka dhënë 9 mijë euro, për ta furnizuar me mall, por që i njëjti nuk e ka bërë një gjë të tillë.
“Ankuesi mashkull kosovar kontabilist në një firmë ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka pranuar rreth 9000 € për furnizim me mall por i njëjti një kohë të gjatë nuk e ka dorëzuar mallin“, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.