Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka njoftuar se ka pasur gërmime për gjetjen e trupave të zhdukur në Serbi e Kosovë.
Ramë Manaj nga ky komision tha se në Kizhovak është lokacioni i pestë ku janë gjetur mbetjet mortore. Ndërsa edhe në Kosovë ka pasur gërmime.
Deri tani në Kosovë janë gërmuar 9 vende ku janë gjetur 11 mbetje mortore. Manaj gjithashtu njoftoi se është duke u bërë identifikimi i tyre.