image 9 këshilla për të humbur peshë pa dieta rraskapitëse

Ushqime

9 këshilla për të humbur peshë pa dieta rraskapitëse

news image

Ka shumë pak njerëz që mund të thonë sinqerisht se kurrë nuk kanë tentuar të humbin peshë në një pikë të jetës së tyre apo në një tjetër.

Sipas shkencëtarëve nga Penn State College, vetëm një në 6 vetë arrin të humbasë peshën dhe ta mbajë atë humbje peshe. Lajm i mirë është se ka disa rregulla të thjeshta që mund të ndiqni për të përmirësuar statistikat dhe për të ndihmuar veten të formoni trupin që dëshironi!

Më poshtë ju kemi renditur një listë faktesh të provuara shkencërisht që mund të kenë një ndikim pozitiv në procesin e humbjes së peshës:

Shtoni yndyrna të shëndetshme në dietën tuaj ushqimore.

Kur përpiqeni të ulni numrin e kalorive që konsumoni, duket e arsyeshme ndalimi i konsumimit të ushqimeve të tilla si arra, farëra, djathë dhe gjalpë.

Megjithatë, duhet më shumë kohë që yndyrnat të treten sesa proteinat dhe karbohidratet, kështu që uria nuk do t’ju shqetësojë për një kohë më të gjatë. Gjithashtu, yndyrnat e pasaturuara ndihmojnë trupin të tresë lycopene, lutein dhe beta-carotene.

Mos e mbivlerësoni humbjen e kalorive gjatë aktivitetit fizik

Shkencëtarët zbuluan se njerëzit me peshë të tepërt shpesh mbivlerësojnë numrin e kalorive të djegura gjatë stërvitjes së tyre. Si rezultat, ata e lejojnë veten të hanë më shumë ushqime, duke menduar se ata kanë shpenzuar shumë energji.

Po, duhet të hani pas një stërvitje, por mos shkoni përtej limitit të marrjes së përditshme kalorike. Përndryshe, i gjithë kuptimi i të ushtruarit do të humbasë.

Lani me kujdes frutat dhe perimet

Frutat dhe perimet në fakt mund të bëhen një arsye për të shtuar peshë shtesë nëse nuk i lani mirë. Arsyeja është se pesticidet e mbetura mund të ngadalësojnë metabolizmin tuaj, gjë që mund të shkaktojë që ju të shtoni peshë.

Këto kimikate duhet të mbrojnë ushqimet nga parazitet, por ato përfundojnë duke pasur një ndikim negativ në shëndetin e njeriut.

Pesticidet pengojnë funksionin e tiroidesit që çon në një çekuilibër hormonal. Shkencëtarët mendojnë se edhe ata dëmtojnë mitokondrinë – pjesët e qelizave që kthejnë ushqimin që konsumoni në energji.

Mos iu ndani vajit të ullirit

Shkencëtarët gjermanë kanë zbuluar se shtimi i vajit të ullirit në ushqim mund t’ju bëjë të ndiheni më shpejt të ngopur.

Gjithashtu rezulton se edhe era e vajit të ullirit zgjat kohën kur niveli i sheqerit është i qëndrueshëm, kështu që nuk ndiheni të uritur.

Hani me kënaqësi

Oreksi ynë rregullohet nga një hormon i quajtur ghrelin. Niveli i tij rritet kur jeni të stresuar dhe zvogëlohet kur ndjeni kënaqësi nga të ngrënit.

Me fjalë të tjera, nëse përjetoni kënaqësi duke ngrënë diçka, nuk do të ndiheni të uritur së shpejti. Dhe nëse po e hani diçka me zor e të stresuar, ju do ta gjeni veten duke qëndruar para një frigorifer të hapur shumë më shpejt. Ndaj, nëse nuk ju pëlqejnë disa ushqime, zëvendësojini ato me diçka që ju pëlqen.

Zgjidhni pastën e duhur

Indeksi Glicemik paraqet një rritje në nivelin e sheqerit në gjak të një personi 2 orë pas ngrënies. Sa më i ulët të jetë indeksi, aq më ngadalë sheqeri hyn në gjak.

Pra, trupi prodhon doza më të vogla të insulinës për përpunimin e sheqerit.Megjithatë, nëse hyn shumë sheqer në gjak shpejt, trupi do të duhet të prodhojë një sasi të madhe të insulinës e cila do të dërgojë një sinjal në tru që është koha për të ngrënë përsëri.

Ndaj, ushqimet me një indeks të ulët glicemik janë më të mira për ata që janë duke u përpjekur për të humbur peshë. Merrni vitaminat e kalciumit në qoftë se ju nuk mund të tretni produktet e qumështitShumë njerëz janë intolerantë ndaj laktozës, kështu që ata thjesht përjashtojnë qumështin nga dieta e tyre krejtësisht.

Por djathi, qumështi dhe gjiza janë burime të mëdha të kalciumit që ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit të yndyrave, sipas shkencëtarëve. Pesha e pjesëmarrësve të eksperimentit që mori një vitaminë kalciumi u ul nga 26% në 70%. Ndaj, nëse jeni intolerantë ndaj laktozës, provoni marrjen e vitaminave të kalciumit dhe vitaminës D.

Hani ushqim të ngurta në mëngjes

Shkencëtarët e kanë ditur se mëngjesi është i domosdoshëm që prej një kohe të gjatë. Tani ata po studiojnë ushqimin në pjatë dhe ndikimin e tij në trupat tanë.

Për shembull, ata dëshmuan se efikasiteti i proteinave rritet kur konsumohet në formë solide.

Konsumoni çokollatë të zezë

Rezulton se, çokollata jo vetëm që ka një ndikim pozitiv në shëndetin tuaj, por gjithashtu mund t’ju ndihmojë të humbni dhe të mbani peshën tuaj.

Shkencëtarët zbuluan se njerëzit me një dietë të ulët të karbohidrateve që hanë sasi të vogla të çokollatës së zezë nuk e rimorën peshën që humbën.

/GazetaSinjali/