Të paktën 88 zjarrfikës janë lënduar gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarreve masive në Francë.
Sipas autoriteteve, katër zjarrfikës të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë natës, ndërsa në pjesën lindore të zjarrit, më afër qytetit të Bordeaux, është regjistruar një “riaktivizim i dhunshëm” i flakëve.
Në njoftim thuhet se janë angazhuar mjete dhe forca të shumta tokësore përgjatë rrugës D211 për të ndaluar dhe kufizuar përhapjen e zjarrit, megjithatë situata vazhdon të mbetet “e pafavorshme”, raporton Sky News, transmeton Sinjali.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!