image 88 prokurorë do të angazhohen gjatë ditës së zgjedhjeve në gjithë vendin

Drejtësi

88 prokurorë do të angazhohen gjatë ditës së zgjedhjeve në gjithë vendin

news image

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur një kolegjium me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive Themelore, Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale e të Apelit si dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, rreth mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, me qëllim të ruajtjes së integritetit të këtij procesi, Kryeprokurori Lumezi ka caktuar 88 prokurorë që do të angazhohen gjatë ditës së zgjedhjeve në nivel vendi.

“Në këtë kontekst, Kryeprokurori Lumezi ka vënë theksin në trajtimin me prioritet të një grupi të veprave penale, veçmas luftimit të korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, krimeve të luftës, krimeve kibernetike, dhunës në familje, dhunës ndaj fëmijëve dhe asaj në baza gjinore si dhe rasteve të cenimit të votës”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/