image 86 pacientë me COVID-19 janë me oksigjenoterapi

Shëndetësi

86 pacientë me COVID-19 janë me oksigjenoterapi

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga raportet e datës 23 shkurt nga klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 99 pacientë.

92 nga ta të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 7 të tjerë të negativizuar. Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se 86 pacientë janë me oksigjeno-terapi, 7 pacientë në Mjekim Intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 47 pacientë;

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 7 pacientë;

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë;

Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacient;

Spitali i Prizrenit, 9 pacientë;

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë;

Spitali i Pejës, 1 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë;

Spitalit Mitrovicës, 3 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 9 pacientë;

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.

/GazetaSinjali/