image 83-vjeçari gjendet i shtrirë pa shenja jete pranë ndërtesës – nisin hetimet për shkakun e vdekjes në Mitrovicë

Siguri

83-vjeçari gjendet i shtrirë pa shenja jete pranë ndërtesës – nisin hetimet për shkakun e vdekjes në Mitrovicë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku një person është gjetur pa shenja jete pranë ndërtesës ku banonte, mëson Sinjali.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Zahir Pajaziti”, ku rreth orës 08:40, një dëshmitar ka vërejtur viktimën të shtrirë pranë daljes së ndërtesës dhe ka njoftuar Policinë.

Viktima është identifikuar si S.D., rreth 83-vjeçar.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, hetuesia rajonale, ekipi i emergjencës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

Sipas deklarimit të djalit të viktimës, i ndjeri nuk kishte probleme shëndetësore, por kishte pësuar një rrëzim edhe para dy vitesh, ku ishte lënduar.

Familjarët kanë deklaruar se nuk dyshojnë në askënd dhe as në ndonjë rrethanë të dyshimtë.

Me urdhër të organeve kompetente, trupi i pajetë është tërhequr për t’iu nënshtruar obduksionit.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.