image 82 mijë euro shpërblim për këdo që ofron informata lidhur me vrasjen e pjesëtarit të EULEX-it më 2013 - Sinjali

82 mijë euro shpërblim për këdo që ofron informata lidhur me vrasjen e pjesëtarit të EULEX-it më 2013

news image

Misioni i EULEX-it në Kosovë ka përkujtuar sot ish-pjesëtarin e tij, Audrius Senaviçius, i cili u vra tetë vjet më parë, në veri të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Kolegët e tij sot kanë bërë homazhe në vendin ku është kryer vrasja e Senaviçiusit.

Në këtë përvjetor, EULEX ka njoftuar se ofron 82 mijë euro shpërblim për këdo që jep informata që shpijnë në arrestimin dhe dënimin e kryerësit apo kryerësve të kësaj vrasje.

“Ishte e enjte, 19 shtator 2013, kur kolegu ynë, Audrius Šenavičius, u qëllua për vdekje derisa ishte duke vozitur për në punë. Sot, ne nderojmë kujtimin për të dhe shprehim keqardhje të thellë për familjen dhe të dashurit e tij.

Paraqituni, nëse keni ndonjë informatë që mund t’i ndihmojë policisë. Ne ofrojmë një shpërblim prej 82.000 euro për informata që shpijnë në arrestimin dhe dënimin e kryerësit apo kryerësve të kësaj vrasjeje. Për informata rreth raportimit të çfarëdo informate lidhur me vrasjen e Audriusit, ju lutemi të kontaktoni +383 38 284 181 ose vizitoni faqen tonë të internetit”, thuhet në njoftim.

Senaviçius u vra më 19 shtator të vitit 2013, derisa po shkonte në punë, në veri të Kosovës./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin