Elektricisti në pension, 81-vjeç, më në fund u lirua nga një tumor i madhësisë së topit të futbollit nga qafa e tij pasi dy kirurgë e larguan pasi lokacioni i rrallë i kancerit ishte i rrezikshëm.
Një burrë nga New Jersey po rimëkëmbet në shtëpi pasi i nënshtrohet një operacioni për të hequr një tumor kanceroz.
Milton Wingert nga Journal Square, u diagnostikua me sarkomë pleomorfike, një lloj i kancerit të indeve të buta, gjashtë muaj më parë.
Masa u rrit shpejt nga një gungë e vogël në gjerësi 30 centimetra. Wingert iu afrua dy mjekëve të ndryshëm për të hequr tumorin, por të dy anuluan operacionet para se të kryheshin pasi procedura vlerësohej tepër e rrezikshme.
Më në fund, një mjek në Nju Jork pranoi të kryejë operacionin, nga frika se nëse ai nuk hiqej së shpejti, Wingert mund të vdiste për shkak të mungesës së frymëmarrjes.
Sarkoma pleomorfike është një kancer i indeve të buta që rritet mjaft shpejt, shpesh brenda disa javëve ose muajve. Këto tumore të sarkomës më së shpeshti ndodhin në krahë ose këmbë, por mund të përhapen në zona të ndryshme të trupit, përfshirë mushkëritë dhe mëlçinë.
Trajtimi së pari përfshin operacione për të hequr tumorin e ndjekur nga rrezatimi ose kimioterapia.
Kanceri është aq i rrallë sa nuk ka numra të qartë që dokumentojnë përhapjen e tij, por Shoqata Amerikane e Kancerit vlerëson se më shumë se 12,700 sarkoma të indeve të buta do të diagnostikohen në SHBA në vitin 2019, prej tyre rreth 5,300 njerëz pritet të vdesin.