image 81 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës, 14 në gjendje të rëndë

Shëndetësi

81 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës, 14 në gjendje të rëndë

news image

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se aktualisht 81 pacientë të prekur me COVID-19 janë duke marrë trajtim mjekësor, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, 58 pacientë janë oksigjenoterapi, prej të cilëve 14 në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Të dhënat aktuale për pacientët me COVID-19: – 81 pacientë me Covid 19 të shtrirë; – 58 pacientë me Covid-19 në Oksigjenoterapi; -3 pacientë me Covid 19në CPAP; – 14 Pacientë me Covid-19 në gjendje më të rëndë; – 9 pacientë me Covid 19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/