Brenda 24 orëve në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 80 raste të reja me koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Ndërsa, tre persona e kanë humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.
Gjithashtu bëhet e ditur se betejën me këtë virus e kanë fituar 97 persona.
Numri i pacientëve të diagnostikuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë është 2 1193, numri i pacientëve të shëruar është 16 397, i të vdekurve 800, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 3 996. /Gazeta Sinjali/