Gjykata Themelore në Pejë e ka shpallur fajtor Arjanit Berbatin, duke i shqiptuar 8 vite burgim, si i akuzuar për vrasjen e Senad Bogut, më 5 shtator 2020.
Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për këtë rast, ku i akuzuari Arjanit Berbati kishte vrarë me thikë 61-vjeçarin, Senad Bogun.
Senad Bogu akuzohet se ka kryer veprën penale “vrasje”.
Viktima kishte qenë i ulur në një kolltuk përballë televizionit, kur ka lëshuar televizionin me program pornografik e më pas ka filluar t’i prekë organet e tij gjenitale dhe në ato momente i akuzuari kishte marrë thikën dhe e kishte goditur.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.