image 8 të vdekur dhe 488 raste të reja me COVID-19

Shëndetësi

8 të vdekur dhe 488 raste të reja me COVID-19

news image

8 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë, janë regjistruar edhe 488 raste të reja, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (81, 77, 65, 78 vjeç), Klinë 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (37 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Suharekë 1 rast (87 vjeç).

Sipas raportit të së martës, IKSHPK-ja ka njoftuar se janë shëruar 270 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.333 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.236.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 285 raste, Gjilan 47 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Kamenicë 11 raste, Lipjan 11 raste, Prizren 11 raste, Deçan 6 raste, Drenas 6 raste, Suharekë 5 raste, Malishevë 4 raste, Rahovec 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Podujevë dhe Vushtrri. /Gazeta Sinjali/