image 8 të vdekur dhe 15 të plagosur nga zjarri në një fabrikë në Indi

Botë

8 të vdekur dhe 15 të plagosur nga zjarri në një fabrikë në Indi

news image

Të paktën tetë punëtorë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një zjarr shpërtheu në një fabrikë kimike në Indinë veriore, tha policia të shtunën, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas raportimeve zjarri u ndez pasi një bojler shpërtheu në fabrikë në zonën Hapur të shtetit Uttar Pradesh, tha oficeri i lartë i policies, Pravin Kumar.

“Të lënduarit janë dërguar në spital dhe tre prej tyre janë në gjendje kritike”, tha ai.

Shpërthimi mori intensitet nga çatia e fabrikës, tha Ajay Mishra, një punonjës shpëtimi.

Autoritetet urdhëruan një hetim lidhur me këtë ngjarje.

/GazetaSinjali/