Të paktën tetë punëtorë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një zjarr shpërtheu në një fabrikë kimike në Indinë veriore, tha policia të shtunën, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas raportimeve zjarri u ndez pasi një bojler shpërtheu në fabrikë në zonën Hapur të shtetit Uttar Pradesh, tha oficeri i lartë i policies, Pravin Kumar.
“Të lënduarit janë dërguar në spital dhe tre prej tyre janë në gjendje kritike”, tha ai.
Shpërthimi mori intensitet nga çatia e fabrikës, tha Ajay Mishra, një punonjës shpëtimi.
Autoritetet urdhëruan një hetim lidhur me këtë ngjarje.