image 8 të vdekur, 241 të infektuar dhe 51 të shëruar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Rajon

8 të vdekur, 241 të infektuar dhe 51 të shëruar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, Maqedonia e Veriut ka shënuar 8 viktima, 241 raste të reja dhe 51 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Brenda një dite janë realizuar 1 mijë e 700 testime, prej të cilëve 241 mostra kanë rezultuar pozitive.

Sipas shpërndarjes gjeografike, në Shkup janë regjistruar 73 raste të reja, Kumanovë-10, Dibër-1, Shtip-60, Prilep-5, Tetovë-32, Strugë-3, Veles-1, Manastir-3, Ohër-2, Gostivar-14, Gjevgjeli-6, Strumicë- 4, Kriva Pallankë-3, Radovish-3, Krushevë-1, Koçani-8, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Vinicë-1, Kratovë-1, Shën Nikollë-5, Kërçovë-2.

Nga dy viktima janë shënuar në Shkup, Tetovë dhe Strugë, kurse Gostivari dhe Strumica regjistrojnë nga një viktimë. Viktimat janë mes moshës 59 dhe 76 vjeçe. /Gazeta Sinjali/