Tetë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus sot në komunën e Vitisë, në mesin e tyre është një vozitës i QKMF-së dhe një punëtor i administratës komunale.
Këto informacione i ka bërë të ditura drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli.
“Rastet janë dy nga qyteti i Vitisë, 1 nga Tërpeza, 1 nga Gërmova, 2 nga Lubishta, 1 nga Fshati i Ri dhe 1 nga Kabashi”, shkruan Kadolli, transmeton Gazeta Sinjali.
Kadolli njofton edhe për dy të shëruar sot në këtë komunë, ata vijnë nga Vitia dhe fshati Zhiti.
Deri më sot numri i të infektuarve në Viti ka shkuar në 344, prej tyre 260 janë shëruar dhe aktualisht janë 58 raste aktive me COVID-19.
Tutje, Kadolli bën thirrje për respektimin e të gjitha rekomandimeve të IKSHPK-së. /Gazeta Sinjali/