image 8 pacientë me koronavirus në gjendje kritike

Shëndetësi

8 pacientë me koronavirus në gjendje kritike

news image

Nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme nëpër komunat e Kosovës, janë të hospitalizuar 503 pacientë, ndërsa 303 pacientë janë të konfirmuar me koronavirus.

Në QKUK janë duke u trajtuar gjithësej 166 pacientë me koronavirus, prej të cilëve 96 janë të shtrirë në Klinikën Infektive, 53 pacientë janë në Klinikën e Pulmologjisë dhe 17 në Mjekësinë Sportive.

Po ashtu në spitalet e përgjithshme, të shtrirë janë gjithësej 137 pacientë me COVID-19, ndërsa 8 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më shumë të dhëna mund të mësoni në tabelën më poshtë. /Gazeta Sinjali/