Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka treguar pasurinë e tij dhe tokat që i ka në pronësi.
Haradinaj ka thënë se ka tokë në Brezovicë, Glogjan e Miradi dhe se merr 8 mijë euro në muaj nga shtëpia e lëshuar me qira.
“Pasuria jeme ka fillu me një pronë në Miradi, e kam pas ble me e ndërtu një shtëpi, e kam ble në kohë të mirë, në verë, e në dimër ma ka mbulu uji, u vërshojke Miradia edhe e kam shitur. E kam pas ble 3 a 40 mijë marka në atë kohë prej Breznicëve, familjes Breznica. Pastaj kur e kam pa që nuk mundem më ndërtu atje kam kërku leje në Prishtinë, e kam ble një truall, 4 mijë marka për ari, 8 ari, 3900 marka. 8 mijë euro në muaj i marrë prej shtëpisë me qira, 8800 euro në vit. E kam pas blerë një truall në Brezovicë po kurrë se kam aktivizu, tokë kam në Gllogjan edhe kulla”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.